A mund të abonohem në platformën Satelitore?

Përpara se sa të bëni abonim në platformën Satelitore Albsat duhet te keni pasur parasysh se platforma Satelitore albsat transmeton sinjalin e saj nga sateliti EutelSat W2 i pozicionuar 16 gradë në Lindje dhe 41 grade në Veri. Nuk duhet të ketë pengesa përpara Antenës Satelitore në mënyrë që sinjali të merret sa më i pastër dhe i plotë.

Çfarë duhet të bëj nëse kam probleme me kartën e Albsat?

Nëse keni probleme me Smart Card (kartën e Albsat) do të duhet që të kontaktoni me pikën e shitjes apo distributorin e autorizuar ku keni bërë abonimin tuaj. Pika e shitjes së Albsat apo distributori i autorizuar do të duhet që të bëjnë verifikimin e kartës. Nëse karta rezulton me difekt atëhere ajo duhet ndërruar sipas kritereve të vendosura nga Albsat.

Në rastin kur pika e shitjes së Albsat apo distributori i autorizuar i Albsat vërteton se karta e abonentit ka difekt, atëherë bëhet ndërrimi i saj me një kartë të re. Karta me difekt i mbetet pikës së shitjes apo distributorit të autorizuar ku është paraqitur abonenti, dhe ky i fundit pajiset me një kartë të re në të cilën hidhet abonimi mbetur ne kartën e dëmtuar. Karta me difekt do të duhet të sillet tek Albsat nga pika e shitjes apo distributori ku është paraqitur abonenti brenda 30 ditësh nga momenti i dorëzimit të kartës së dëmtuar.

Për më shumë informacion mund të kontaktohet Kujdesi Ndaj Klientit të Albsat në ndonjërin nga këto numra telefoni:+ 355 44 810 101 ose mund të dërgoni e-mail në adresën: info@albsat.tv.

Çfarë madhësie dhe çfarë parametrash teknike duhet të ketë Antena Satelitore ?

Parabola duhet të jetë me diametër 90 cm. Duhet të jetë e shoqëruar me 2 koka të cilat instalohen. Drejtimi duhet të jetë veri-lindje (këndi 47.25 gradë- 41 gradë në veri & 16 gradë në lindje)

Çfarë nënkuptojnë këto mesazhe në ekran?

Insert Smart Card
Duhet vendosur karta smart në folenë e caktuar në Dekoder

Check Card
Kontrollo menyrën e vendosjes së kartës smart

Kanal i koduar
Pastro pjesën metalike të kartës dhe rivendoseni sërish në mënyrën e duhur

No acces
Kontrollo statusin e abonimit të kartës smart

S’ka sinjal (sinjal i dobët)
Duhet kontrolluar lidhja e Dekoderit me antenën

Cilat janë çmimet ne lekë/euro të abonimeve dhe pajisjeve tring?

Këto informacione mund ti merrni në cdo pikë shitje të atutorizuar Albsat ose duke vizituar online faqen Paketat

Cilat janë frekuencat në platformën Satelitore?

Platforma Satelitore Albsat mundësohet në të gjithë Evropën përmes satelitit Eutelsat.

TP-1  
FREKUENCA 11400 Mhz
 SYMBOL RATE    13846 Msym
 FEC  5/6
 POLARIZIM  VERTIKAL

 

TP-2
FREKUENCA 11427 MHz
 SYMBOL RATE    27500 Msym
 FEC  5/6
 POLARIZIM         HORIZONTAL

Cilat janë numrat e telefonit të Kujdesit Ndaj Klientit (Help-Desk) ?

+ 355 44 810 101 ose mund të dërgoni e-mail në adresën: info@albsat.tv

Kam bërë rimbushje dhe nuk është aktivizuar ende.

– Kontrolloni cilësinë e sinjalit të antenës suaj.

– Kontrolloni nëse i shikoni kanalet e lira 7News ose Click, nëse po, lëreni dekoderin tuaj në njërin nga kanalet Albsat deri sa kanali të hapet.

Ku duhet të drejtohem nëse kam probleme me Aparatin Albsat ose Kartën Smart?

Duhet që t’i drejtoheni distributorit më të afërt të autorizuar nga Albsat.

Ku mund të blej abonimin e platformës Albsat ?

Abonimi për platformën Albsat mund të blihet tek pikat e shitjes së Albsat apo tek distributoret të cilët ndodhen në Shqiperi, Kosovë dhe Maqedoni.

Më del në ekran mesazhi ‘no access’ ose ‘kanal i koduar’

Verifikoni nëse keni abonim në kartën tuaj smart, për më shumë informacion, telefononi në numrat e kujdesit për klientin + 355 44 810 101

Në ekran më shfaqet “Ky kanal ka probleme”. Çfarë duhet të bëj?

Nëse në ekran ju shfaqet ky shënim atëherë duhet të komunikoni me shërbimin e klientit të Albsat në numrat e kontaktit + 355 44 810 101

Nuk kam asnjë kanal të regjistruar në aparat, çfarë duhet të bëj?

Nëse keni abonim të vlefshëm mjafton që të bëni rikthim në gjendje fillestare të Aparatit dhe kanalet do të listohen automatikisht. Për të bërë rikthimin në gjendje fillestare, do të duhet që të futeni në menunë e Aparatit tuaj dhe në njërën nga nënmenutë e tij të gjeni dhe të përdorni këtë opsion.

Nuk më shfaqet info e programit, çfarë duhet të bëj?

Fikeni dhe ndizeni përsëri Aparatin dhe lëreni për 1-2 minuta pa e lëvizur në kanalin tek i cili nuk keni info.

Përse më shfaqet në ekran mesazhi ‘kartë e gabuar’?

-Kontrolloni vendosjen e kartes smart ne aparat.

-Hiqeni kartën nga foleja dhe rivendoseni në pozicionin e udhëzuar

-Hiqni dekoderin nga priza dhe lëre 5 min, e nese del përseri i njeti informacion, atëherë karta juaj smart është me difekt dhe duhet ta ndërroni më një të re në një nga dyqanet e autorizuara Albsat.